Ndeshja e parë që pas COVID-19, Endri Çekiçi i jep fitoren Ljubjanës në minutat e fundit

Nga Klaudio Ndreca

Olimpija Ljubjana ka fituar ndeshjen e parë që pas pandemisë së Koronavirusit. Në Slloveni është lejuar hapja e futbollit dhe pritet të rinisë kampionati, por fillimisht skuadrat do të bëjnë disa ndeshje miqësore për t’u rikthyer në ritmin e mëparshëm.

Kështu Ljubjana ka arritur t’ia dalë në shifrat 1-0 ndaj Aluminij falë golit të realizuar nga Endri Çekiçi. Sulmuesi shqiptar nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke e tundur rrjetën në fundin e takimit. Lojtari kuqezi ka hyrë në fushë në pjesën e dytë, duke e shkelmuar topin pas shumë kohësh dhe duke rikthyer përjetimin e një goli të shënuar, megjithëse në një stadium të boshatisur. Olimpija do të luajë edhe dy ndeshje të tjera miqësore, të martën kundër Triglav dhe të shtunën kundër Goricës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *