Ndeshja e mbyllur në “Youth League”, Enea Jorgji e kalon provën te Inter-Barcelona

Pak para ndeshjes së madhe dhe që ka gjithë vëmendjen në “Champions League”, është zhvilluar takimi mes Interit dhe Barcelonës i vlefshëm për “Youth League”. Përballja është mbyllur në shifrat 2-0 në favor të zikaltërve, që e mbyllin si kokë grupi, ndërsa katalanasit përfundojnë në vendin e fundit. Një provë e kaluar kjo për Enea Jorgjin, që si ndihmës kishte Denis Rexhën dhe Donjado Myftarin.

Kordinimi i tyre ka qenë i duhuri, ndërsa edhe sa i përket kartonëve të verdhë kanë qenë të kursyer disi. Vetëm katër të tillë janë nxjerrë në 90 minuta, me dy pë rsecilën e skuadër. /Sport Ekspres/