Ndeshja debutuese si trajner, drejtori turk i Vllaznisë e shpall humbjen pa hyrë në fushë

Engin Firat i ka çuditur të gjithë në Shqipëri, teksa u zyrtarizua si trajneri më i ri i Moldavisë. Drejtori turk i Vllaznisë e ka marrë këtë pozicion të ri, ndërsa u shpreh se do ta ndihmojë Kombëtaren në fjalë vetëm për të mbyllur dy ndeshjet e fundit, që përfundojnë njëkohësisht edhe kualifikueset e Europianit.

Ndeshja e parë debutuese për të do të jetë ajo ndaj Francës. Vështirësia është mëse e ditur, pasi bëhet fjalë për kampionët e botës. E sidomos nëse flasim për elemenetët që ka në përbërje një Kombëtare modeste si ajo e Moldavisë që do të udhëtojë në transfertë.

Pikërisht për këtë arsye, Firat është shumë i ndërgjegjshëm dhe e ka shpallur humbjen që pa hyrë në fushë, menjëherë në konferencën për shtyp. “ Ne kemi disa futbollistë që nuk kanë eksperiencë. Është e vështira për ta. Në ndeshjen me Francën është më mirë që ata të kenë mundësinë që të mësojnë. Nuk dua t’i bëj presion. Franca nuk është vetëm kampione e botës, por ka njëkohësisht edhe sulmin më të mirë. Kisha pak kohë në dizpozicion që të rregulloja gabimet”, u shpreh Firat. /Sport Ekspres/