shopify traffic stats

Ndërtohet stadiumi i ri, tani Elbasani shkon… në kompleks

0

Elbasani është duke u përgatitur në mënyrë që ta kalojë me sukses sfidën e nesërme me Adën. Duke qenë se i gjithë grupi i futbollistëve do të jetë në dispozicion të teknikut File, përveç portierit Elvis Kotorri, atëherë nuk mund të ketë asnjë lloj alibie në rast të ndonjë hapi fals. Për momentin askush nuk e mendon në këtë kamp se diçka e tillë mund të ndodhë, ndaj fitorja duket se është padyshim objektivi i vetëm në këtë përballje.
KAÇULI - Në një prononcim për “Sport Ekspres”, mbrojtësi i krahut të majtë të skuadrës së Elbasanit, pohon se skuadra nuk do ta diskutojë fitoren me Adën. Sipas tij, nuk do të jetë aspak një shëtitje, por gjithsesi kualitetet që kanë verdheblutë do të bëjnë diferencën. “Ne jemi të përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë ndeshje, e cila vjen pas një momenti pozitiv që po kalojmë. Mendoj se skuadra është në formë të mirë dhe nuk mendohet nga askush se do të gabojmë pikërisht tani. Kualitetet që kemi në skuadër do të dinë të bëjnë diferencën edhe në këtë ndeshje, siç ka ndodhur edhe në të kaluarat. Objektivi ynë është patjetër titulli kampion dhe kjo arrihet duke mos i diskutuar takimet që kemi në fushën tonë dhe ndaj kundërshtarëve që luftojnë për mbijetesë”, përfundon prononcimin e tij, Kaçuli.
FUSHA – Është vendosur se ku do të luhet takimi ndërmjet Elbasanit dhe Adës dhe ajo do të luhet në kompleksin sportiv të qytetit të Elbasanit, “Shefqet Lamçja”. Në këtë mënyrë, tifozët elbasanas nuk do të duhet të shkojnë në qytet tjetër për të pare skuadrën, por do të qëndrojnë në Elbasan.

Share.

Leave A Reply