Ndershmëria e De Rosit: Po të donte, Juventusi fitonte…

0

Daniele De Rosi është një nga ata futbollistë që nuk shqetësohet shumë për polemikat që mund të krijojë dhe i thotë gjërat troç, ashtu si i mendon.

Mesfushori i Romës ka folur pas fitores së djeshme ndaj Juventusit dhe u ka bërë komplimente bardhezinjve, duke pranuar se fitorja ishte fatlume për disa arsye.

“Ekzistonin një mijë vështirësi dhe një mijë motive, ndoshta një fitore ndaj Juves ishte e paparashikueshme. Por le të tregohemi të ndershëm: Juventusi i sotëm, nëse dëshiron të fitojë, e bën. Ne u treguam të zotë dhe patëm edhe fat që barazuam menjëherë. Reaguam shumë mirë, por fatkeqësisht duhet të gjunjëzohemi ndaj këtyre përbindëshave, sepse përndryshe kjo Romë do hynte në histori.

“Morëm 3 pikë të arta, sepse fitorja e Napolit na futi në siklet të madh. Kemi lëshuar pikë rrugës, ndërsa Juventusi po lëshon pikë vetëm për faktin se tashmë e ka ulur ritmin dhe po ruan energjitë. Po të ishte një finale, Juventusi do të kishte luajtur ndryshe kundër nesh. Edhe ne do kishim dëshirë të fitonim ndonjëherë, por sinqerisht, kemi përballë një skuadër përbindëshash.

“Ndoshta vetëm pas disa vitesh do ta kuptojmë që po garojmë kundër një Juventusi që po shkruan historinë e futbollit”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here