Ndërprerje me mirëkuptim, Kukësi zyrtarizon ndarjen

0

Kukësit ka zyrtarizuar me anë të një komunikate në sajtin e klubit largimin e futbollistit Arbër Çyrbja. Marrëveshja mes klubit dhe mesfushorit shijakas është ndërprerë me mirëkuptim.

Çyrbja u ble një vit më parë nga skuadra e Teutës, por investimi nuk rezultoi i frytshëm me lojtarin që nuk arriti të siguronte një vend fiks në formacionin e skuadrës verilindore. Në 49 ndeshje me Kukësin, Çyrbja nuk arriti të vinte emrin në listën e golashënuesve.

 

NJOFTIMI I KLUBIT

Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Arbër Çyrbja.

Mesfushori ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.

25-vjeçari, i cili i’u bashka skuadrës sonë sezonin e kaluar, është aktivizuar në 49 ndeshje në gjitha kompeticionet.

FK Kukësi falenderon Arbër Çyrbjen për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.