Nderim për fatkeqin Nuri, ish-shokët e Ajaksit bëjnë gjest prekës

0

Pas më shumë se një viti, Abdelhak Nuri ka dalë nga koma, duke u përmendur dhe komunikuar me gjeste.

Futbollisti 21-vjeçar ra pa ndjenja verën e shkuar, në një miqësore kundër Verder Bremenit, dhe që atëherë ka luftuar me vdekjen, duke qenë për më shumë se një vit në koma.

Ish-shokët e tij të skuadrës, Xhastin Klajvert (Roma), Amin Junes (Napoli), Kevin Diks (Fiorentina) dhe Filip Sandler (Mançester Siti) janë ende me djaloshin e ri, i cili tashmë nuk do të ketë më mundësi të zbresë në fushë, pasi edhe ngritja në këmbë do të jetë një mrekulli më vete. Fanella me numër 34, që vishej nga Nuri, do të vishet edhe nga ish-shokët e tij të skuadrës në ekipet përkatës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.