Nderim i lartë për Keni Dalglish, Princi Çarls i jep urdhrin kalorësiak

Ish-futbollisti dhe kapiteni legjendar i Liverpulit është nderuar me titullin kalorësiak nga princi i kurorës Çarls. Në karrierën e tij si lojtar, skocezi shkroi historinë me klubin e Liverpulit duke fituar tri Champions në shtatë sezone me të kuqtë.

Dalglish pati një karrierë të suksesshme dhe si trajner ku pati fatin të drejtonte dy ekipet e zemrës Selltikun e Liverpulin, por edhe Bllekbërn Rovërs dhe Njëkasëllin, ndërkohë që 67-vjeçari ka qenë një person mjaft aktiv edhe në ngritjen e fondeve të shumta për bamirësi.

Në komunikatën e nxjerrë  nga “Buckingham Palace” thuhej se Dalglish u nderua për “kontributin në fushën e futbollit, bamirësisë dhe për qytetin e Liverpulit”. Në ceremoninë e sotme u nderuan me titull nderi edhe futbollisti Zhëmen Defo dhe aktori Tom Hardi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *