Ndërhyrje vrasëse ndaj Sanesë, tërbohen Siti dhe Gjermania

0

Mançester Siti fitoi sot 2-0 në Kardif, me gola të De Brujne dhe Stërling në pjesën e parë, duke kaluar në turin e ardhshëm në Kupën FA, por në qendër të vëmendjes përfundoi një ndërhyrje horror në dëm të anësorit ofensiv Leroj Sane.

Në minutat e fundit të pjesës së parë mbrojtësi vendas Xho Benet i ndërhyri shumë ashpër Sanesë, duke rrezikuar t’i thyente këmbën, por mori vetëm një karton të verdhë, ndërsa në fund të ndeshjes mori edhe kartonin e dytë të verdhë të ndeshjes.

Sane shpëtoi mirë pa iu thyer këmba, por do të mungojë disa javë, sqaroi pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola: “Do të mungojë për ca kohë, e pakta 3-4 javë. Të shohim nesër më saktë”.

Guardiola ka qenë mjaft i ashpër me arbitrin: “Lojtarët duhen mbrojtur, jo vetëm të mirë, por të të gjitha skuadrave. E kam thënë shpesh, arbitrat duhet t’i mbrojnë, sepse po ndodhin gjithnjë e më shumë ndërhyrje të tilla. Duhet të kujdesemi për këta artistë, sepse të tillë janë”.

Edhe Federata Gjermane është alarmuar, sepse në të njëjtën ndeshje u dëmtua edhe mesfushori Ilkaj Gynsdogan. Për këtë arsye, në Twitter Federata Gjermane ka postuar një mesazh mes humorit dhe lutjes: “Hej, Kardif, sa për informacion, kemi një turne shumë të rëndësishëm në verë. Ju lutemi, mos na i dëmtoni lojtarët”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image