Ndërhyrja e Myler bëhet virale, gjermani pjesë e video-lojës së famshme?

0

Ndërhyrja e Tomas Myler, mbrëmjen e kaluar ndaj Nikolas Taliafikos, tashmë ka bërë xhiron e botës. Kartoni i kuq i marrë nga lojtari gjerman, për një ndërhyrje në kufijtë e çmendurisë, është një ndër gjërat më të komentuara, në internet. Madje, humori dhe ironia në ueb ka qenë e madhe.

Ndërhyrja e gjermanit të Bajernit ngjason me lëvizjet e karatesë dhe për këtë arsye krijuesi i lojës “Mortal Kombat”, që është një lojë që përqëndrohet në dyluftime, ka thënë se Myler mund të jetë një karakter i mundshëm në lojë. Timoti Hatfild shpjegoi se po e shqyrtojnë me vëmendje këtë mundësi.

“Po e ndjekim vazhdimisht me sekuenca lëvizjen e Tomas Myler. Ai është një personazh shumë i lëvizsshëm, edhe pse nuk ka një trup shumë atletik. Por Tomas di si ta kompensojë këtë gjë me shpejtësi dhe me pak forcë fizike. Lëvizja e tij mund të jetë një lëvizje përfundimtare (finishing move), pasi e godet kundërshtarin në kokë”, përfundoi krijuesi i lojës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.