Ndarja nga jeta e Shyqyri Rrelit, letër ngushëllimi vjen nga presidenti i FIFA-s

Një moment i trishtë për futbollin shqiptar pas ndarjes nga jeta e njeriut që i dha shumë futbollit shqiptar, Shyqyri Rrelit. Nga karriera e tij si futbollist dhe më vonë si trajner, kontributi ka qenë i madh ndër vite për këtë pjesë të sportit në vendin tonë.

Ngushëllime të mëdha kanë ardhur nga sportdashësit, figura të njohura të sportit, ndërsa së fundmi edhe nga presidenti i FIFA-s. Gianni Infantioni i ka dërguar një letër presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duke shprehur gjithë konsideratën për veprën e lënë pas nga Shyqyri Rreli, por edhe trishtimin për largimin e tij nga jeta. /Sport Ekspres/

Letra e plotë:

Në kujtim të Shyqyri Rrelit

I dashur President,

Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta të ish-futbollistit dhe trajnerit ndërkombëtar, Prof.Shyqyri Rreli. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Shyqyri Rreli ka përfaqësuar Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Kinës. Sa i përket klubeve që është aktivizuar, do të kujtojmë KF Erzenin, KF Tiranën dhe FK Dinamon e Tiranës, me të cilën fitoi 4 kampionate edhe 3 Kupa Shqipërie. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai e vazhdoi karrierën si trajner i kombëtares U-21 dhe kombëtares A të Shqipërisë, si edhe me klubin e Tiranës ku fitoi 2 tituj kampion. Një personalitet i jashtëzakonshëm në sportin dhe futbollin shqiptar. Kontributi i tij brenda dhe jashtë fushe nuk do të harrohet dhe ai do të na mungojë shumë. Në emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, dëshiroj të ndaj ngushëllimet e mia më të thella tek Federata Shqiptare e Futbollit , familja e Shyqyri Rrelit, si edhe të gjithë njerëzve të tij të dashur.

Gjendemi pranë jush,

Shpresojmë që këto kujtime dhe fjalë do t’ju ndihmojnë në kalimin e kësaj situate të vështirë dhe të sjellin paqe e qetësi tek ju.

I juaji me sinqeritet,

Gianni Infantino.