Ndarja e Esat Malës nga Partizani e pashmangshme, mes dy alternativave në janar

Esat Mala ka një ndarje të pashmangshme me Partizanin që do të ndodhë në merkaton e janarit. Gjithçka kulmoi me një vonesë të rinovimit të kontratës, ndërsa me frikën që do të largohet me parametra 0, klubi është “hakmarrë” duke e dërguar në tribunë.

Së fundmi përjashtimi është bërë edhe në stërvitje, duke dhënë mesazhe të qarta. Por edhe Esat Mala nuk mund ta durojë gjatë këtë lloj situate, ndërsa pyetja e vetme është: “Ku do të shkojë?”. Sirenat holandeze mbeten aty, por edhe jo shumë të ndezura. Më së shumti kjo pistë lidhet me Malën për shkak të agjensisë së menaxhimit, “SEG”, që lidhet ngushtësisht me Holandën. Por nuk duhet të harrojmë se interesim konkret më herët ka pasur nga Turqia dhe mund të kemi një firmosje të kontratës në këtë kampionat. /Sport Ekspres/