Ndali Lester Sitin, pica falas për një vit

0

Angli, toka e futbollit të bukur, milionave dhe lajmeve të çuditshme. Sot Lester Siti vizitoi Flitudin, në turin e tretë të Kupës FA, një përballje interesante mbi të gjitha sepse tek Flitud ka luajtur në rininë e vet Xhejmi Vardi, i cili u bë futbollisti i parë që u transferua në futbollin profesionist për më shumë se 1 milion euro, kur Lesteri e bleu para disa vitesh.

Gjithsesi, Vardi mungoi për dëmtim dhe Lesteri u ndal te barazimi 0-0, që do të thotë se ndeshja do të luhet sërish, këtë radhë në Lester.

Lajmi i ditës? Barazimi ishte i tillë, por më shumë ishte lajmi se portieri i Flitudit Kris Nil ka fituar një dhuratë të bukur nga një biznes i njohur picash në Angli: një picë në javë për një vit rresht në rast se nuk pësonte gol ndaj Lesterit. Motivim më të madh nuk mund të kishte dhe tashmë e siguroi një drekë apo darkë çdo fundjavë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.