Ndalet Siti, Bërnli e bllokon në fund

0

Surprizë në Angli: Bërnli ka ndalur Mançester Sitin te barazimi 1-1, duke i dhënë një shans Mançester Junajtid për të shkurtuar disi diferencën e madhe me kreun.

Një pikë e merituar për Bërnlin, sepse Siti dominoi në aspektin territorial, në zotërim topi dhe në raste, por Bërnli luajti një ndeshje të guximshme, rezistoi me të gjitha forcat ndaj presionit të kryesuesve dhe nisi sulmin final në fundin e takimit, kur e kuptoi se Siti po lodhej.

Një ndeshje e bukur, mes dy skuadrash në formë të shkëlqyer, secila në mënyrën e vet dhe me synimet e veta.

Danilo shënoi në minutën e 22-të për Sitin dhe u duk një tjetër fitore bindëse për Guardiolën, por goli i sigurisë nuk erdhi dhe në minutën e 82-të Johan Berg Gudmundson barazoi. Ndërkaq, personazhi negativ i ndeshjes u bë Rahim Stërling, i cili humbi një rast të pagabueshëm.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image