Ndalet Lajpcigu, Bajerni kampion nëse fiton sot

0

U luajtën sot një pjesë e ndeshjeve për javën e 31-të në Bundesligë dhe pati surpriza të mëdha, duke nisur nga barazimi i Lajpcigut, që në këtë mënyrë i hap rrugë Bajernit, sepse bavarezët e festojnë që sot titullin kampion, me 3 pikë në Volfsburg.

RB Lajpzig 0-0 FC Ingolshtat

Lajpzig duhej të fitonte, për të mbajtur nën presion të lehtë Bajernin, por Ingolshtati rezultoi një kockë e fortë, duke bërë një rezistencë të shkëlqyer dhe duke marrë një pikë të merituar, që e mban në garë për mbijeesë.

Borusia Dortmund 0-0 Këln

Borusia Dortmund u ndal te barazimi pa gola nga Këlni, në një sfidë që ishte e bukur sidomos në pjesën e parë, me Dortmundin që krijoi lojë e raste dhe me Këlnin që krijoi gjithashtu dy raste të pastra, por goli nuk u duk. Loja u përkeqësua në pjesën e dytë dhe barazimi ishte rrjedhë logjike.

Verder Bremen 2-0 Herta Berlin

(Bartels 9′, Kruze 15′)

Skuadra e momentit në Bundesligë, Verderi, nuk ka ndërmend të ndalet,s epse edhe sot mposhti me lehtësi Hertën, me dy gola në 15 minutat e para. Humbja shuan ëndrrat për vendin e katërt për Hertën, ndërsa Verderi futet fuqishëm në garë për një vend në Europa League.

Mainc 1-2 Borusia Mënccengladbah

(Muto 89′  – Shtindël 31′, Shulc 46′)

Mainci barazoi në Mynih javën e shkuar dhe shpresonte të përfitonte nga lodhja dhe mungesat e Gladbahut, pot ndodhi e kundërta. Gladbahu luajti një ndeshje të shkëlqyer, duke marrë 3 pikë të ccmuara, që e mbajnë në garë për vendin e gjashtë, ose edhe të shtatin, sepse ky vlen kualifikimin në Europa League, nëse Dortmundi fiton kupën.

Darmshtat 3-0 Frajburg

(Plate 22′, Gondorf 45+1′, Shiplok 65′)

Tre ndeshjet e fundit, 9 pikë dhe shumë duartrokitje. Darmshtati po nderon veten dhe tifozët, sepse po luan deri në fund pa falur askënd dhe po mundohet ta shkurtojë sa më shumë distancën nga zona e mbijetesës, edhe pse vetëm matematika e lejon të shpresojë. Fitorja e sotme kundër Frajburgut ishte më bindësja e gjithë javës gjermane, Darmshtati nuk ka ndërmend ta lëshojë trenin e mbijetesës.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image