(VIDEO) Ndalet Interi, por sa polemika në Bolonja!

Pas katër fitoresh radhazi ka ardhur barazimi 1-1 dhe ndalesa e parë… Në “Dall’Ara” të Bolonjës, ndaj skuadrës së Donadonit, që deri tani kishte ofruar paraqitje të mira por që nuk kishte arritur rezultatet e merituara, zikaltërit zhvillojnë një ndeshje të dobët dhe është një penallti shumë e dyshimtë ajo që i jep mundësinë Ikardit që të barazojë shifrat nga pika e bardhë, pasi dominimi i vendësve, sidomos në pjesën e parë, ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm dhe dukshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=MVt0kNsOaVM

Për skuadron e Spaletit, megjithatë, barazimi është i vlefshëm, në një mbrëmje për t’u harruar. Skuadra zikaltër mban ende kryesimin e renditjes, me 13 pikë, por nesër do të jetë radha e Juventusit dhe Napolit për të zbritur në fushë. Simone Verdi ka qenë protagonisti i ndeshjes, me një performancë super, me gol dhe sakrificë, duke vrapuar deri në fund. Episodi më i diskutuar i ndeshjes është kontakti në zonë mes Mbaje dhe Ederit, teksa lojtari i Bolonjës është rrëzuar dhe ka prekur këmbët e sulmuesit italo-brazilian, që e ka ekzagjeruar me hedhjen, sigurisht.

https://www.youtube.com/watch?v=Q62ovrG4YRY

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *