Ndalet futbolli italian, zi për Astorin

0

Është zyrtare sot në Serinë A nuk do të luhet futboll.

Vdekja e kapitenit të Fiorentinës Davide Astori ka tronditur rëndë të gjithë, ndaj është vendosur të shtyhen gjithë ndeshjet e sotme.

Astori u gjend pa jetë në dhomën e tij në hotel në Udine, para ndeshjes Udineze-Fiorentina, ndërsa mendohet për një arrest kardiak.

 

Komisari i Lega Calcio, Xhovani Malago, urdhëroi fillimisht shtyrjen e ndeshjes në Udine, por me pas u vendos të shtyhen të gjitha ndeshjet, pasi e tillë ishte edhe kërkesa e presidentit të Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tomazit.

“Jam i tronditur, lajmi më ka lënë pa fjalë, nuk mund të ndodhë një gjë e tillë në moshë kaq të re, në kulmin e karrierës. Ndarja nga jeta e Astori duhet të vendosë sërish në plan të parë nevojën për kontrolle fizike të vazhdueshme, në gjithë sportin”, u shpreh Malago, ndërkohë që tronditja është e jashtëzakonshme të gjithë futbollistët e Serisë A, shumica e të cilëve njiheshin prej vitesh me Astorin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.