Ndahet “shapi nga sheqeri”, Partizani apo Luftëtari?

Sfida e sotme mund të jetë përcaktuese për objektivat e skuadrave. “Demat” duan të kapin “trenin e fundit”, miqtë të vazhdojnë rekordin e pathyeshmërisë

 Asgjë nuk është e pamundur në Superioren shqiptare dhe sinonim i kësaj fjalie është skuadra e Luftëtarit. Të besuarit e trajnerit Hasan Lika kaluan nga rreziku i rënies nga Kategoria, në garën për Europë dhe momentalisht e shohin veten në vendin e 4-ët, 2 pikë më pak se Flamurtari i vendit të 3-të.
Sinonim i fjalisë së përdorur është edhe skuadra e Partizanit, pasi “demat” e nisën sezonin me pritshmëri të mëdha, pasi donin të fitonin titullin kampion. Ata e shohin vendin e parë me dylbi, por ndodhen në vendin e 7-të, një tmerr! Mos u shqetësoni, pasi Europa ndodhet 4 pikë larg momentalisht.
Në kushte të tilla në tabelën e renditjes, skuadrat kanë nevojë vetëm për fitore, pasi kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt Europës.

Fitorja e gjithsecilit mund të quhet 6-pikëshe, pasi vjen përballë një kundërshtari direkt. Nëse Luftëtari fiton atëherë Partizani do ta ketë shumë të vështirë arritjen e rezultateve e objektivave, e kundërta nëse “demat” fitojnë, pasi i japin një impuls vetes drejt Europës dhe një shkelm Luftëtarit për ta bërë garën sërish një lëmsh të vërtetë. Superiorja është futur në një moment mjaft interesant, pasi gara është më e ashpër se kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *