Ndahet renditja, edhe Flamurtari për Europën

Java e 30-të e Kategorisë Superiore kompletohet nesër, me Partizani-Skënderbeu, por në fundjavë renditja ka pësuar ndryshime të rëndësishme, me disa gjëra që janë bërë edhe më të qarta.

Së pari, Kukësi tashmë është i dyti dhe nuk kapet më, përtej matematikës dhe llogarive të ndjekësve. Barazimi në Laç shton hendekun me ndjekësit dhe vetëm nëse Partizani fiton ndaj Skënderbeut do të kemi ende garë për vendin e dytë, me Skënderbeu-Kukësi në javën pasardhëse.

Ndërkaq, Luftëtari është për momentin i treti dhe jo vetëm që është futur gjithnjë e më shumë në garë për Europa League, por ka fundosur Vllazninë, që mbetet me pikë të barabarta me Teutën, por ka shkuar 4 pikë larg Kamza dhe ky është lajm shqetësues për shkodranët dhe durrsakët. Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Kamza javën e ardhshme duken si sfida që mund të vendosin shumë këtë sezon, por absolutisht jo gjithçka.

Flamurtari ka mundur Teutën dhe ka rigjetur qetësi, por mbi të gjitha ka kapur Laçin në renditje. Vlonjatët janë rikthyer në garë për Europën, falë fitores së parë që prej janarit në kampionat, nëse nuk llogaritim Lushnjën. Të paktën fundi nuk shqetëson më, sepse 10 pikë nga Teuta e Vllaznia janë shumë, 6 javë para fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *