Ndahet nga jeta legjenda e Real Madridit dhe Francës

0

Rajmond Kopa, një ndër futbollistët më të mëdhenj të Real Madridit dhe Francës, i pari numër 10 në futboll, është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Fitues i Topit të Artë në vitin 1958, në edicionin e tij të tretë, Kopa ka fituar 3 herë Kupën e Kampioneve me Realin, ku formonte një treshe sulmuese të nivelit botëror, në krah të gjigantëve si Alfredo Di Stefano e Ferenc Pushkash.

Rritja e tij ka qenë e mbushur me vuajtje, sepse prindërit emigruan nga Polonia në Gjermani dhe më pas në Francë, pas Luftës së parë Botërore.

Kopa punonte në miniera dhe në moshën 14-vjeçare humbi një gisht. Në moshën 17-vjeçare u bashkua me klubin e divizionit të dytë francez Anzher, para se të shkonte te Reimsi dy vjet më vonë.

Në vitet 1953 e 1955 ai u shpall kampion me Reimsin, duke fituar të drejtën e pjesëmarrjes në edicionin e parë të Kupës së Kampioneve.

Reimsi mbërriti deri në finale, ku u mund 4-3 nga Reali i Di Stefanos. Atë verë Kopa shkoi pikërisht te Reali, që mbeti i befasuar nga paraqitjet e shkëlqyera të “Napoleonit të vogël”.

Në vitin 1957 Reali mundi Fiorentinën, duke mbrojtur trofeun, ndërsa Kopa u bë i pari francez që fitonte Kupën e Kampioneve.

Në vitin 1958 Kopa pati kulmin e vet: kampion Spanje, kampion Europe me Realin, pas fitores kundër Milanit, si dhe vendi i tretë me Francën në Kupën e Botës. Qershia mbi tortë: Topi i Artë po atë vit.

Në vitin 1959 Kopa ndihmoi sërish Realin të shpallej kampion Europe, për të katërtin vit rresht, ndërsa më pas u kthye te Reimsi, ku fitoi edhe dy tituj të tjerë kampionë France.

Në janar Kopa mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë që fitoi Kristiano Ronaldo, ndërsa tani ndahet nga jeta paqësisht, pa vuajtje.

Raymond Kopa in January, during Cristiano Ronaldo's Ballon d'Or reception

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.