Ndahet nga jeta kapiteni i klubit të Premier Ligës irlandeze

0

Kapiteni i Derri Sitit, Rajan MekBrajd, ka vdekur të dielën në mbrëmje, njofton Federata Irlandeze e Futbollit.

Një lajm tronditës, për një futbollist që ishte në kulmin e karrierës, vetëm 27 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por vetëm 24 orë më parë MekBrajd kishte udhëhequr Derrin në fitoren 4-0 kundër Drogedas.

Derri Siti në Facebook shkruan: “Derri Siti FC është thellësisht i trishtuar për ndarjen e parakohshme nga jeta të kapitenit tonë Rajan MekBrajd. Lutemi për familjen e tij, që është tronditur rëndë nga kjo fatkeqësi”.

Klubet e futbollit nga e gjithë Britania e Madhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së futbollistit, si dhe klubit nga Irlanda e Veriut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here