Ndahet nga jeta i madhi Todi Janku

0

Sot, më datë 17 shkurt 2017, u nda nga jeta legjenda e boksit, Mjeshtër i merituar i sportit, Theodhor (Todi) Janku, në moshën 87-vjeçare.

I lindur më 8 maj 1930 në Tiranë, në një familje me mbiemrin e njohur Janku, ku të gjithë janë sportistë, ndër të cilët Foto Janku lojtar i kombëtares në futboll në vitet ’40, Todi zgjodhi një sport tjetër, ku mahniti të gjithë, për sa kohë diktatura komuniste e lejoi.

Një ndër emrat më të mëdhenj të boksit shqiptar, Janku ishte absolut në ’50-’60 si përfaqësues i klubit 17 Nëntori (Tirana aktuale), me një klas që i bënte njerëzit e kohës të tij ta krahasonin me më të mëdhenjtë e boksit profesionist në botë, edhe pse në Shqipëri boksi profesionist nuk njihej dhe Janku stërvitej në kushte të pabarabarta.

“Sport Ekspres” u shpreh ngushëllime familjarëve të tij.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image