ZYRTARE/ LeBron Xhejms te Los Anxheles Lejkërs

LeBron Xhejms është lojtari më i ri i Los Anxheles Lejkërs. Basketbollisti më i mirë në botë e gjeti menjëherë akordin me skuadrën kaliforniane.

Vendimi erdhi vetëm 24 orë pasi “Mbreti Xhejms” nuk pranoi të rinovonte kontratën me Klivland. Menjëherë pas lamtumirës nga Kavaljers, një prej atyre që e bindën LeBronin t’i bashkohej Lejkërs ishte Mexhik Xhonson.

Thirrja e legjendës së basketbollit funksionoi, me Xhejms që firmosi në Los Anxheles kontratën 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë. Përveç LeBron, kalifornianët afruan në skuadër edhe XhaVal MekGi, Lens Stefenson dhe Kentavuis Kalduell-Poup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *