NBA, Interneti çmendet nga gafa e JR Smith dhe reagimi i LeBron Xhejmsit

LeBron Xhejmsit po i duket vetja si Don Kishoti, që luftonte i vetëm kundër mullinjve të erës. Ajo që ndodhi në finalen 1 për titull në NBA, kundër Golden Stejtit, është material për histori dhe në epokën e internetit gjithçka amplifikohet, aq sa JR Smith është bërë tashmë njeriu i ditës, javës, vitit.

Sa për kujtesë, në sekondat e fundit të kohës së rregullt, me rezultatin në barazim, JR Smith mori një top poshtë koshit dhe në vend që të tentonte koshin e triumfit, bëri një veprim pa asnjë kuptim, duke vrapuar drejt gjysmëfushës së vet.

Fytyra e LeBronit nuk kishte nevojë për koment, dukej sikur donte të thoshte: “Çfarë dreqin bëhet, unë shënoj 50 pikë dhe kjo ndeshje do hyjë në histori si ndeshja e gafës së Smithit?”.

Në shtesë fitoi Golden Stejti, pas ndeshjes në konferencë për shtyp LeBroni iku në mes të saj i nervozuar nga pyetjet pa fund për JR Smith dhe në internet gallata nuk ka fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *