Navas e bën lëmsh, Ramos shpëton Realin

0

Kejlor Navas për pak ia shkatërroi ndeshjen kundër Betisit Realit të Madridit, që gjithsesi arriti të fitonte 2-1, duke marrë kreun e renditjes në Primera, falë disfatës së bujshme të Barcelonës në La Korunja.

Vendosi një gol i të zakonshmit Sergio Ramos 10 minuta para mbylljes, aq sa duket se Ramos është lojtari gol i Realit në fundin e çdo takimi, edhe pse bëhet fjalë për një qendërmbrojtës.

Pjesa e parë ishte mbyllur 1-1, me Betisin që gjeti golin e merituar në minutën e 24-t, edhe pse ishte në fakt një autogol, sepse portieri madrilen Kejlor Navas nuk ndaloi dot një gjuajtje të lehtë dhe e futi vetë në portë.

Fishkëllima të shumta për portierin, i cili para golit pati fat, sepse shkaktoi një faull në zonë që do të ishte penallti dhe karton i kuq, por arbitri nuk akordoi asgjë.

Në minutën e 40-të barazoi Ronaldo, por fitorja që dukej e lehtë erdhi me shumë vuajtje, në fundin e takimit, pasi Betisi luftarak mbeti me 10 lojtarë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here