Nations League pasuron federatat e vogla, ja milionat që përfituan Shqipëria e Kosova

0

Në shkurt të 2017-ës , UEFA, zbuloi për herë të parë formulën e turneut“Nations League”.  Skepticizmi ishte tepër i madh. Formati i turneut dukej tepër i ndërlikuar dhe kritikat qenë të shumta, sidomos nga drejtues të klubeve më të mëdha evropiane.

Dy vite më vonë situata është krejt ndryshe. “Nations League” ka fituar zemrat e të gjithëve, sidomos në Portugali, shtet ky që u shpall fituesi i parë i këtij turneu.

Te ardhurat që UEFA shpërndan për këtë turne nuk janë të pakta sidomos për federatat relativisht të vogla si ajo e Shqipërisë dhe Kosovës. Federata Shqiptare ka arkëtuar 1.125 milionë euro për pjesëmarrjen e saj në Ligën C, ndërsa Kosova ka arkëtuar 1.5 milionë euro, 750 mijë për pjesëmarrjen në Ligën D dhe 750 mijë të tjera për kryesimin e grupit.

Portugalia fituese ka arkëtuar shifrën rekord prej 10 milionë eurosh, ndërsa finalistët e Holandës kthehen në shtëpi me 9 milionë euro. Anglia dhe Zvicra kanë marrë nga 8 dhe 7 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.