Natë ferri për sulmuesin holandez, hajdutët i grabisin 1.5 milionë euro

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me probleme për sulmuesin holandez të Lionit, Memfis Depai. Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid është shokuar kur ka parë se shtëpia e tij në qendër të qytetit ishte grabitur, gjatë kohës që ky i fundit po luante në takimin Lion-Nicë, të zhvilluar të premten në orarin e darkës.

Grabitjet e shtëpive të futbollistëve nuk janë asgjë e re, por ky rast është i veçantë, pasi shuma e parave “cash” që kanë marrë grabitësit është marramendëse. Plot 1,5 milionë euro ka humbur 24-vjeçar nga grabitje e djeshme.

Një shifër kjo që përkon me gjysmën e rrogës vjetore të futbollistit holandez. Policia franceze është çuditur me shifrën e madhe të raportuar nga holandezi dhe lajmi ka bërë bujë. Ndoshta kjo fatkeqësi do t’i shërbejë 24-vjeçarit për të përdorur pak  shumë depozitat bankare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *