Nata e “Ujqërve të dëborës”

“Unë do jem në stadium. Eja edhe ti!”. Kjo ishte thirrja e funditpër gjithë korçarët. Në juglindje nxjerrin “tellallin”: Të gjithëdrejt Elbasanit!

Leonard TrebickaNëse ka një ditë, kur korçarët duhet ta tregojnë veten, është kjoe sotmja. Në orën 20:00, Skënderbeu (e vetmja krenari e futbollitshqiptar në Europë), do të përballet me çekët e Mlada Boleslavit për takimin e kthimit të Europa League. Korçarët kthehen në “Elbasan Arena” pas dy sezonesh mungesë. Ndeshja e fundit ka qenëajo e grupeve të Europa League, ku emocionet ishin të mëdha. Ankthi, emocionet dhe besimi për të shkuar më tej kanë ditë që ndihen, por sot në mbrëmje do të kulmojnë. Eshtë momenti i korçarëve, pse jo dhe i gjithë shqiptarëve. Stadiumi “Elbasan Arena” duhet të jetë plot në mbrëmje për ta ndihmuar Skënderbeun të kualifikohet. Dhe jo vetëm me korçarë, pasi Skënderbeu sot është i gjithë Shqipërisë. Të gjithë e mbajnë mend takimin e para dy viteve Skënderbeu-Dinamo Zagreb, i vlefshëm për “play-off”-in e Champions League, ku stadiumi ishte i tejmbushur me gati 12 mijë tifozë. Sot është radha, që “ujqërit” dhe shqiptarët ta mbushin sërish këtë stadium. “Unë do të jem në stadium. Eja edhe ti!” Kjo ishte motoja e orëve të fundit në Korçë. “Ujqërit” ëjnëthirrje për mbështetje, sepse e duan Skënderbeun në raundin tjetër.

KORÇA – Aksi Korçë-Elbasan sot pritet të ketë ngarkesë më shumë se asnjëherë më parë, pasi që në mëngjes e deri pasdite shumë autobusë me tifozë dhe makina private do të udhëtojnë për në “Elbasan Arena”. Të gjithë duan të jenë në shkallët e këtij stadiumi sot, në orën 20:00, sepse Skënderbeu ka nevojë për “ujqërit”. Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, e ka bërë të tijën, pasi ka vendosur për sot autobusë pa limit në dispozicion të tifozëve. Ndaj Dinamos së Zagrebit, dy vite më parë, në Korçë nuk kishte mbetur asnjë autobus në Korçë, pasi të gjithë u nisën drejt Elbasanit. Nëse ndodh edhe sot, patjetër që kualifikimi është më pranë se kurrë. Të paktën 6 mijë tifozë korçarë sot pritet të marrin rrugën drejt Elbasanit, një pjesë e mirë me autobusë. I vetmi merak është, nëse do të ketë apo jo tifozë nga qytete të tjera.

TELLALLI” – Ka dy ditë që jo vetëm në Korçë, por edhe në fshatrat përreth, ka dalë “tellalli”, që ka lajmëruar cep më cep,shtëpi më shtëpi, që të gjithë t’i drejtohen Elbasanit. Dje janë parë në Korçë makina të ndryshme me flamuj bardhekuq, duke lajmëruar me megafon se Skënderbeu ka nevojë për mbështetje. Pemët e qytetit janë mbushur të gjitha me thirrje për tifozët, tëcilët duhet të jenë sa më të shumtë në numër. Elbasani është vetëm 100 kilometra larg Korçës dhe nuk ka arsye për të munguar. Thirrje ka bërë edhe faqja e tifozëve korçarë, ku shkruhej: “Nesër (sot) Skënderbeu ka ndeshjen e kthimit me Mladën. Eshtë i vetmi ekip shqiptar i mbetur në kompeticionet europiane, i vetmi që valvit flamurin shqiptar në futbollin europian. Është krenariae Shqipërisë dhe ka ardhur momenti për mbështetje. Stadiumi i Elbasanit duhet të jetë plot, pak rëndësi ka, nëse Skënderbeu e kalon turin apo jo. Skënderbeu na ka bërë krenarë dhe jo vetëm këtë vit. Nesër (sot) nuk vlen nëse je korçar apo jo, duhet të bësh tifo për Skënderbeun. Nesër (sot) çdo sportdashës shqiptar duhet të jetë në stadium. Unë nesër do jem. Eja edhe ti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *