Nata e çmendur e Arda Turan: Sherr në lokal dhe më pas futet me pistoletë në spital

Arda Turan nuk ka mundur t’i shpëtojë polemikave edhe në vendlindjen e tij. Mesfushori, i cili tashmë aktivizohet me skuadrën e Bashakshehirit në Stamboll, është përfshirë në një sherr në një lokal.

Mediet turke raportojnë se futbollisti po ngacmonte gruan e një këngëtari të famshëm turk dhe kur këngëtari në fjalë e ka konfrontuar, Turan e ka goditur me disa grushte duke bërë që ai të përfundonte në spital.

Por, historia nuk mbaron me kaq. Sipas medies turke “Haberler”, Turan ka shkuar më pas në spitalin ku ishte shtruar këngëtari i rrahur me një pistoletë, që më pas ia ka dhënë gruas së këngëtarit duke i thënë: Më vrit! Një histori e denjë për një film hollivudian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *