Naser lë pas Kukësin, firmos në Izrael

0

Pas Serranit, që gjeti menjëherë ekip pas largimit nga Kukësi, duke firmosur në Marok, edhe Siraj Naser është sistemuar. Mesfushori izraelit, i cili prishi kontratën me Kukësin në mënyrë misterioze në fund të gushtit, ka ndenjur vetëm dy javë pa ekip, sepse tashmë është kthyer në Izrael.

27-vjeçari, i cili firmosi në verë për Kukësin, tashmë ka firmosur për Hapoel Akren, duke u kthyer në shtëpi, sepse në Divizionin e parë izraelit ka luajtur gjithë karrierën, me përjashtim të periudhës së shkurtër te Kukësi. U bë një ndër më të paguarit te Kukësi, luajti vetëm ndeshjet kundër Sherifit, duke goditur edhe traversën në Moldavi, por klubi nuk ishte i kënaqur me rendimentin e tij dhe u pendua që i ofroi atë superpagë prej rreth 9000 eurosh në muaj. Kështu, u arrit marrëveshja për divorc, nuk dihet me çfarë kostoje për kampionët në fuqi të Shqipërisë, ndërsa tani Naser nis aventurën e re dhe zor se do të mendojë më për Shqipërinë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.