Naser Aliji tenton sërish në Zvicër, në provë te ekipi “shqiptar”

0

Naser Aliji do të tentojë të kthehet në aktivitet në pjesën e dytë të sezonit, pasi është pa punë prej verës së shkuar, kur prishi kontratën me Kaizerslauternit.

Përtej spekulimeve apo deklaratave bombastike të Sinan Idrizit (“Dua edhe Alijin në Vlorë”), Aliji nuk ka ndërmend të vijë në Shqipëri dhe po testohet te Grasshoppers.

Klubi i njohur zviceran, ku tashmë drejton Murat Jakin, ish-trajneri i Bazelit, ka në gjirin e vet shumë shqiptarë, si Qollaku, Pnishi, Brahimi, Bajrami, Kamberi e Avdijaj, ndaj duket se e ka të thjeshtë që të integrojë në ekip edhe një emër si Aliji, edhe pse natyrisht mbrojtësi i kombëtares sonë duhet të tregojë sa vlen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.