Nara: Ju zbuloj botën e “pistë” të agjentëve, ja pse habiten me mua!

Rinovimi i Mauro Ikardit me Interin është futur në shinat e duhura dhe tashmë tifozët po presin zyrtarizimin e marrëveshjes së re. Takimi i parë ka shkuar mirë dhe të dy palët dëshirojnë të gjejnë sa më shpejt akordin.

Uanda Nara është gruaja dhe menaxherja e kapitenit të Interit. Në një rrëfim për “Caras’, ajo tregon për profesionin e saj. Në Itali është e vetmja femër që mbron të drejtat e një futbollisti. Futbolli ka shumë para, por dhe hile, pabesi dhe Uanda tregon se profesioni i saj bazohet më shumë në punën pas krahëve, por tashmë është mësuar, pavarësisht se ajo preferon një tjetër stil pune.

Unë fitoj të njëjtën përqindje që fitojnë dhe menaxherët e tjerë. Unë nuk përfitoj nga burri im, sepse ajo që është e Mauros është dhe e imja. Nuk dua të flas për shifrat e mia, kështu që nuk i ushqej zërat e kolegëve. Jam e vetmja bashkëshorte që e luaj këtë rol në Itali. Sipas mendimit kolektiv, gruaja e një futbollisti duhet të qëndrojë në shtëpi, duhet të kujdeset për fëmijët, të ofrojë mbështetjen e saj dhe të qepë gojën. E shohin si një gjë të çuditshme faktin që një grua mbron të drejtat e një burri dhe ulet të diskutojë për kontratat.”

“Mauro më ka dhënë një rol që mendonte se e meritoja dhe askush nuk më dhuruar asgjë. Flas spanjisht, italisht dhe anglisht. Tani që janë ndërruar pronarët e klubit kam filluar të mësoj dhe pak gjuhën kineze. Ka shumë para në lojë, por dhe shumë hile. Unë jam shumë e drejtpërdrejtë dhe prej vitesh lëviz në një botë ku punohet më shumë pas shpine sesa ballë për ballë. Me mua Mauro ka rritur kohëzgjatjen e kontratave të tij me 85%, disa janë kontrata 10-vjeçare dhe të tjera për tërë jetën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *