Napoli u shkatërrua nga Liverpuli, Hysaj e ka pisk me Ançelotin

0

Napoli ishte skandal në ndeshjen miqësore kundër Liverpulit. Ekipi italian i trajnerit Karlo Ançeloti dështoi të tregonte diçka në fushën e lojës, pasi u mposht me rezultatin 5-0. Një ndeshje për t’u harruar për të besuarit e “don” Karlos.

Mediet italiane kanë nisur menjëherë analizën e takimit dhe përgjegjësitë individuale të lojtarëve. Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj është një ndër më të kritikuarit, pasi u paraqit shumë keq. Ai ishte një nga futbollistët më nivelin më të dobët në fushë.

Mediet italiane theksojnë se me trajnerin Sarri, Hysaj binte në sy për cilësitë e tij të mira mbrojtëse, por me ndryshimin e filozofisë së lojës nga Ançeloti, ai vuajti në fazën ofensive. Shumë gabime në pasime dhe paqëndrueshmëri në lojën e tij. 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.