Napoli siguron talentin e Sampdorias dhe kërkon portier

Pepe Reina do të largohet në verë, sepse ka gjetur marrëveshjen me Milanin, por Napoli nuk demoralizohet dhe ka nisur punën për përforcimin e skuadrës. Për portën kërkohet një emër i ri, por me eksperiencë, për të pasuar spanjollin, ndërkohë që emri i parë që po qarkullon është ai i brazilianit Alison, i cili këtë sezon ka fituar fanellën e titullarit dhe po mahnit te Roma, duke qenë portieri me rendimentin më të lartë në Serinë A, me 7 pritje vendimtare për ndeshje, mesatarisht.

Ndërkaq, Napoli thuajse ka mbyllur blerjen e mesfushorit qendror Lukas Torreira nga Sampdoria. Uruguajani spikati te Peskara në sezonin 2015/16, ndërsa në dy sezonet e fundit ka shkëlqyer te Sampdoria, ku këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje e ka shënuar 4 gola.

Vetëm 22 vjeç, është një investim i shkëlqyer, ndaj Napoli ka arritur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare me 1,5 milionë euro pagë vjetore bazë. Corriere dello Sport raporton se mesfushori do të kushtojë 35 milionë euro, pasi aq është klauzola për prishjen e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *