Napoli ruan kreun, Milanin e shpëton koka e Bonuçit, Imobile kalon Ikardin

0

Një orë vuajtje për të gjetur golin, por ishte çështje kohe. Napoli mundi sot Veronën 2-0, me gola nga Kulibali  e Kajehon në minutat 66 e 78, në një ndeshje të dominuar tërësisht nga kryesuesit e Serisë A, që goditën disa herë shtyllat. Ende në krye, me shpresën se Juventusi do të gabojë.

Një gol pa dashje, shënuar nga kapiteni Leonardo Bonuçi në minutën e 54-t, ka nderuar Milanin, që ka marrë 3 pikë të çmuara kundër Krotones, në një ndeshje të fituar 1-0 me shumë vuajtje.

Kuqezinjtë kërkonin ta nisnin vitin mbarë dhe përballë ishte një rival modest, por problemet e Milanit nuk zhduken vetëm nga ndërrimi i viteve dhe sulmi vuajti shumë ndaj Krotones së organizuar. Suso ishte mjaft aktiv, goditi shtyllën dhe dha pasime pa fund, por ndeshjen e vendosi një top i larguar keq nga portieri mik Kordaz, i cili në një goditje këndi goditi me top Bonuçin dhe topi shkoi në rrjetë.

Ndërkaq, Lacio dhuron spektakël, duke fituar 5-2 në fushën e Spalit. Ndeshje e4 mbushur me gabime nga të dy krahët, ndërsa heroi i javës ishte Çiro Imobile. Luis Alberto shënoi golin e parë të ndeshjes dhe më pas dha asist për Imobilen, i cili në minutat 19, 26, 41 e 51 shënoi 4 gola, duke shkuar në kuotën e 20 golave në 19 ndeshje, dy gola më shumë se Mauro Ikardi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.