Napoli “presion” Hysajt, rivali i tij gati për kontratën 4-vjeçare

Elseid Hysaj është titullar i padiskutueshëm tek Napoli, çka është lehtësisht e kuptueshme dhe nga fakti se skuadra italiane i bëri rezistencë Çelsit për shkodranin. Gjithsesi, edicionin e shkuar mbrojtësi i përfaqësueses së Shqipërisë luajti u sfilit pa fund duket luajtur në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë Napoli, por në të njëjtën kohë Sarri nuk kishte besim tek askush tjetër veç se tek ai. Me Ançelotin gjërat ndryshojnë dhe trajneri i Napolit kishte kërkuar me çdo kusht që të gjendet një alternativë për Hysajn.

Lojtari që do të rivalizojë Hysajn dhe do provojë për t’i rrëmbyer vendin do të jetë Kevin Malkuit, i cili në edicionin e fundit është aktivizuar me skuadrën e Lilës. Francezi është gati që të nënshkruaj një kontratë 4-vjeçare dhe sipas Xhanluka Di Marcio marrëveshja pritet që të konkretizohet ditën e sotme.

Ky transferim pritet që Napolit t’i kushtojë afro 10 milion euro, por gjithçka për t’i përmbushur dëshirën Ançeltotit, por dhe për ta vënë disi nën presion Hysajn, edhe pse duket shumë e vështirë që shkodrani të humbasë pozitën si titullar në linjën e djathtë të mbrojtjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *