Napoli po bën kthesën, Gatuzo ia njeh vlerën Hysajt: Mund të shkruajë libër, na ndihmon shumë

Gatuzo po i jep shumë besim Elseid Hysajt, ndërsa mbrojtësi shqiptar ka luajtur për 90 minuta edhe ndaj Sampdorias. Duket se Napoli po bën kthesën pas situatës negative, teksa pas fitores ndaj Juventusit, ka arritur të fitojë me rezultatin 2-4 në transfertë.

Lojtari i Kombëtares po fiton besimin në vetvete dhe po gjen formën pozitive, pasi Gatuzo po i jep shumë hapësira. Në konferencën para kësaj ndeshjes, trajneri i Napolit ka folur edhe për lojtarin e Shqipërisë.

“Sa i rëndësishëm është Hysaj? Të gjithë janë të rëndësishëm. Por nëse luan në këtë rol në futboll siç ka luajtur Hysaj në 7-8 vitet e fundit, ju e dini, është i aftë që të shkruajë nga ato librat që janë me nga katër rreshta paragrafi. Është i përgatitur dhe ne na ndihmon sot”, ka thënë Gatuzo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *