Napoli, ofertat dhe Senegali: Rrëfehet Kalidu Kulibali

E ardhmja e Kalidu Kulibali te Napoli nuk është e sigurt. Aurelio De Laurentis po reziston, por ofertat për “murin” e mbrojtjes janë të shumta. Flasim për shifra mbi 100 milionë euro, ndërsa presidenti kërkon të paktën 130 milionë.

Lojtari po luan Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij, aty ku Senegali e nisi me një fitore kundër Tanzanisë kompeticionin. Kulibali ka folur pas fitores së parë, duke u përgjigjur edhe në lidhje me të ardhmen e tij.

Të gjithë flasin për të ardhmen time, por unë e kam mendjen vetëm te Senegali. Objektivi im është që të arrij diçka të madhe me kombëtaren time. A do të qëndroj te Napoli? Nuk e di, por besoj se do të qëndroj. Nuk dua të flas për të ardhmen time, dua të flas për Senegalin tim. Jam 200% i përqendruar te Kupa e Afrikës, bashkë me 15 milionë senegalezët“, përfundon mbrojtësi afrikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *