Napoli në sulm për zëvendësuesin e Hysajt, e gjejnë në Angli

Pozicioni i mbrojtësit të djathtë mbetet një çështje e nxehtë te Napoli. Elseid Hysaj dhe Kevin Malkyit nuk kanë arritur të bindin drejtuesit e klubit napolitan që tani po mendon për emra tër rinj.

Sipas “Sky Sports”, objektivi më i ri i ekipit italian është mbrojtësi i Totenhemit, Kieran Tripiër. Mbrojtësi 28-vjeçar ka pësuar një përmirësim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit dhe është kthyer në një titullar në formacionin e kombëtares së “Tri Luanëve”.

Transferimet e futbollistëve anglezë jashtë kampionatit vendas janë të rralla, por te Napoli besojnë se mund të bëjnë një ofertë që bindë njëkohësisht klubin dhe lojtarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *