Napoli lojën, Juve pikën që donte

0

Ka përfunduar pa fitues sfida e mbrëmjes në Serinë A, mes Napolit e Juventusit, por barazimi 1-1 është si një fitore për torinezët.

Kampionët në fuqi u treguan cinikë në pjesën e parë, kur shënuan me vetëm një rast, nga gjermani Kedira në minutat e para të ndeshjes (në hije Higuain, i fishkëllyer gjithë ndeshjen).

Më pas, presion konstant i Napolit, që vetëm në pjesën e dytë arriti të bëhej konkret.

Juve u trondit në pjesën e dytë dhe në të 59-tën Hamshik gjeti barazimin.

Më pas, Mertens goditi shtyllën kur duhej të shënonte, ndërsa Juve u mbrojt me të gjitha forcat, duke marrë një pikë të artë në një fushë shumë të vështirë.

Tani Juve +6 nga Roma, ndërsa Napoli mbetet 4 pikë larg Romës dhe sheh me shqetësim nga ndjekësit.

Image may contain: 2 people, people playing sports and outdoor

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image