Napoli këmbëngul për portierin që spikat vetëm në Botërorë

Napoli po përgatitet për edicionin e ri, me teknikun Ançeloti që po shqyrton të gjitha mundësitë për të përforcuar portën. Nënkampionët e Italisë duket se janë në kërkim të një portieri dhe emri i parë që del në listë është ai i Gijermo Oçoa.

Meksikani, i cili aktivizohet tek Standardi i Liezhit është një nga preferencat e napolitanëve dhe kanë nisur negociatat për ta rrëmbyer nga Belgjika. Oçoa është portieri i përfaqësueses së Meksikës dhe në dy edicionet e fundit ai ka qenë fantastik në plot kuptimin e fjalës, por shkëlqimi i tij zgjat vetëm 1 herë në katër vite, pasi në nivel klubesh asnjëherë nuk ka qenë në nivelet që paraqitet në Kupat e Botës.

Oçoa ishte në fushë në ndeshjen e fundit me skuadrën e tij në takimin e tyrit të dytë të Championsit ndaj aksit, por nuk është çudi që të ndryshojë ambient, pasi Napoli do të ishte hapi i madh për të. Opsioni i dytë për skuadrën e Napolit është ai i Arsenalit David Ospina, por “topçinjtë” nuk pranojnë ta huazojnë, pa një marrëveshje me të drejtë blerje në fund të edicionit. Synimi kryesor i Napolit në fund të kësja merkato është që të sigurojë shërbimet e një portieri me kualitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *