Napoli kalon në Empoli, Hysaj nuk shkëlqen

0

Napoli ka arritur të fitojë sot në Empoli, një fushë që ka qenë një tabu vitet e fundit, Suksesi 3-2 duhej të ishte shumë më i thjeshtë, duke parë si shkuan punët, por në fund Napoli rrezikoi shumë. Pjesa e parë ishte perfekte, me dy gola nga Insinje e një nga Mertens i cili në fillim të ndeshjes humbi edhe një 11-metërsh, por në fundin e takimit ndryshoi gjithçka si me magji.

Veterani Makarone shënoi 2 gola, njërin me 11-metërsh (3 të tillë sot), me 10 minutat e fundit të takimit që u bënë shumë interesante, por nuk pati surprizë, edhe pse Empoli sulmoi me forca të shumta.

Te Napoli ishte si zakonisht titullar Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë, ndërkohë që vlerësimi për të pas ndeshjes nuk ishte i shkëlqyer. Nota 5.5 deri në 6 në sitet napolitane, me vlerësime për punën e mirë dhe vrapin pa fund, por me kritika për formën që nuk është ajo e sezonit të shkuar, Pjesa e parë shumë e mirë, pjesa e dytë e shkodranit e dobët, si gjithë mbrojtja.

Ndërkaq, te Empoli qëndroi në stol për 90 minuta mbrojtësi Frederik Veseli, gjithnjë e më lagr formacionit.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here