Napoli i papërmbajtshëm, shkaterron Volfsburg!

0

 

Skuadra e Rafa Benitezit shkatërroi mbrëmë 4-1 Volfsburgun në Gjermani, duke hipotekuar kualifikimin. Hamsik fantastik, dopietë për sllovakun. Bendtner shënoi për vendësit golin e nderit

 

Nga Italia në Europë, Napoli transformohet dhe me katër “kafshata” gëlltit Volfsburgun brenda në Gjermani. Një poker axurr ai i djemve të Benitezit që s’i lënë shpëtim skuadrës vendase, edhe pse shihej si favoritja kryesore për t’i shkuar në fund kompeticionit. Fitore e thellë 4-1 dhe tashmë me një këmbë në gjysmëfinale, edhe pse matematika mban ende në garë gjermanët. Klubi gjerman është duke kaluar nëpër një formë të mirë në ligë dhe në garën evropiane ku në fazën e eliminimit direkt mposhti Interin, por kështu nuk ndodhi me klubin tjetër italian që pothuajse ka siguruar një vend në gjysmëfinale. Golin e parë në këtë takim e shënoi Gonzalo Higuain në minutën e 15 ndërsa në minutën e 23-të Marek Hamshik realizoi për 2-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë. Në pjesën e dytë napolitanët vazhduan me dominim dhe realizuan edhe dy gola tjerë. Ishte përsëri Hamshik që realizoi në minutën e 64-të ndërsa për 4-0 u përkujdes Gabiadini. Golin e nderit në këtë takim për Volfsburgun e realizoi Niklas Bendtner në minutën e 80-të.

 

1          4

Volfsburg-Napoli

Shënues:  Bendtner 80′ / Higuain 15′, Hamsik 23′, 64′, Gabiadini 77′

 

E enjte, 16 prill 2015, ora 21:05, në stadiumin “Volksëagen Arena”, Volfsburg

Volfsburg: Benalio, Vieirinja, Naldo, Knoçe, Rodrigez; Luiz Gustavo, Guilavogui (Arnold 70′), Kaligiuri, De Bryn, Shurrle (Perisiç 64′), Dost (Bendtner 57′). Tr.: Heking

Napoli: Anduhar; Maxhio, Albiol, Britos, Goulam, David Lopez, Inler, Kajehon, Hamsik (Gabiadini 75′), Mertens (Insinje 60′); Higuain (Henrike 86′). Tr.: Benitez

Gjyqtar: Miguel Lahoz (Spanjë)

Kartonë të verdhë: Bendtner

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.