Napoli godet në merkato, rrëmben pikën kyçe të Atalantës!

Napoli ka dalë jashtë objektivave prej kohësh këtë sezon dhe vëmendja është e gjitha te merkatoja e verës. Lëvizjet e para kanë nisur dhe me sa duket emri i parë që do të kalojë në “San Paolo” mund të jetë Josip Iliçiç.

Slloveni ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Atalantën dhe drejtuesit e Napolit kanë nisur kontaktet me 31-vjeçarin. Marrëveshja pritet të mbyllet për 12 milionë euro + kartonin e Roberto Inglese.
Lajmi është bërë me dije nga “Calciomercato”, ndërsa është zbuluar dhe paga e Iliçiç. Slloveni do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon me nënshkrimin e kontratës së re me Napolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *