Napoli gabon në Verona, Juventusi falënderon dhe feston dyfish

Pas Interit në drekë, edhe Napoli i bën një dhuratë të madhe Juventusit, sepse skuadra napolitane u ndal te barazimi 0-0 në Verona nga Kievo, në një ndeshje ku Napoli ishte shumë larg formës së zakonshme dhe sulmi vuajti shumë. Një barazim që e mban ende në krye Napolin, por zhgënjimi është i madh, sepse tashmë Juventusi është vetëm një pikë larg.

Bardhezinjtë vuajtën tmerrësisht ndaj Beneventos së vogël, duke shkuar në pushim në disavantazh, por Higuain e Kuadrado në minutat 57 e 66 siguruan fitoren e rëndësishme në ditën e festës për përvjetorin e klubit, ndërsa Benevento mbetet në vendin e fundit.

Triumfon edhe Roma (vetëm fitore jashtë fushe në kampionat), 4-2 në Firence, në një sfidë spektakolare. Pjesa e parë përfundoi 2-2 dhe Fiorentina reagoi 2 herë ndaj disavantazhit (dy gola Zherson), por në pjesën e dytë Manolas e Peroti siguruan fitoren që afron Romën me kreun, sepse kreu është vetëm 5 pikë larg, por Roma duhet të luajë në fushën e Sampdorias një ndeshje të prapambetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *