Napoli fundos Romën, Juve feston

0

Roma u ndesh sot me Napolin, në një ndeshje që pritej me interesim të madh, pasi Juventusi shpresonte te gabimi i Romës, ndërsa rivalët për vendin e tretë ëndërronin disfatën e Napolit.

U realizua, si zakonisht, dëshira e Juves, sepse Roma u mund 2-1 nga një Napoli cinik dhe me fat, pasi edhe Reina ishte në formë perfekte në portë.

Fitore e vuajtur, por e merituar për Napolin, tërhequr nga dy golat e Dris Mertens, ndërsa nuk mjaftoi goli në fundin e takimit nga Strotman, për t’i dhënë kthesë ndeshjes.

Roma gaboi shumë në pjesën e parë, edhe me formacionin e hedhur në fushë, krejt ndryshe nga Sarri, që bëri lëvizjet perfekte dhe ringjalli një Napoli me moral të ulët nga humbjet e fundit.

Image may contain: 1 person, playing a sport and text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here