Napoli, fitore e hidhur ndaj Juves

0

Gonzalo Higuain eliminon Napolin nga Kupa e Italisë, pikërisht personi më i urryer dhe i fishkëllyer i mbrëmjes në “San Paolo”.

Pas barazimit me lojë të bukur fundjavën e shkuar, Napoli shpresonte të përmbyste disfatën 3-1 në vajtje, por ishte e pamundur.

Edhe pse pa disa titullarë, Juve luajti ndeshjen perfekte dhe mbi të gjitha pati në dispozicion një Higuain të tërbuar, i cili dëshironte të bënte të heshtnin të gjithë në Napoli.

Argjentinasi shënoi në minutën e 32-të dhe ua preu praktikisht shpresat napolitanëve, ndërkohë që edhe pas barazimit të përkohshëm të Hamshik në minutën e 53-të, sërish Gonzalo 6 minuta më vonë bëri të pllakoste heshtja.

Në minutat 61 e 67 Mertens e Insinje kthyen Napolin në avantazh, por duheshin edhe dy gola, mision i pamundur ndaj një Juventusi që nuk mund të pësonte 5 gola në një ndeshje.

Bardhezinjtë shkojnë në finalen kundër Lacios, Napolit i mbetet të mbrojë vendin e tretë në Serinë A.

Image may contain: 1 person, text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here