Napoli–Çelsi, ja pakti i merkatos

0

Me ikjen e trajnerit Maurizio Sarrit nga Napoli, u mendua se mund të ketë një eksod nga disa lojtarë, të cilët janë konsideruar si të besuarit e teknikut të mëparshëm. Diçka e tillë nuk do të ndodhë raportohet në mediat italiane.

Siç bëhet me dije nga “La Repubblica” blutë e Londrës dhe Napoli kanë bërë një pakt, që Çhelsi mos të marrë më shumë se një futbollit. Bëhet fjalë për mesfushorin Zhorzhinjo, për të cilin është arritur akordi paraprak për t’u transferuar në Angli për shifrën e 65 milion eurove.

Në të tilla kushte Kajehon, Kulibali dhe Hysaj do të mbeten te Napoli, gjithnjë nëse pakti nuk prishet, pasi mbrojtësi kuqezi gjithnjë e më tepër flitet se do të ndjekë Sarrin, i cili në Londër pason Antoni Konten. Në të tilla kushte Napoli do të ruante boshtin e skuadrës dhe mund të pretendojë sërish për titull, edhe pse do të jetë shumë e vështirë ndaj Juventusit, që së fundmi bëri goditjen e shekullit

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.