Napoli blindon Hysajn, rroga do t’i trefishohet dhe kontrata do zgjatet

0

 

Sipas ekspertit Xhanluka di Marcio, klubi axurr s’ka ndër mend që të humbë shkodranin, të cilin e konsideron tepër të rëndësishëm. Dhe, për t’u ruajtur nga oferta të majme, ka përgatitur planin. “Sport Ekspres” zbulon disa detaje

 

Anton Cicani

Napoli përgatit super rinovimin për Elseid Hysajn. Mbrojtësi i kombëtares, duke u nisur edhe nga paraqitjet super që po bën me ekipin kuqezi dhe pas sezonit të shkuar, ku ka rënë në sy në krah të djathtë të mbrojtjes mes të huajve që luajnë në Serinë A dhe jo vetëm. Sigurisht, klubi axurr kishte kohë që po mendonte për këtë rinovim, edhe pse asnjë hap zyrtar. Në fakt, agjenti i futbollistit, pra Mario Xhiufredi, në intervistat e fundit, ka dërguar mesazhe të qarta: “Po të isha unë në vend të Napolit, atëherë do ta kisha blinduar djaloshin me një rinovim kontrate, që para Europianit 2016, pasi jam i bindur që më pas, klube të rëndësishme do të trokasin në dyert e klubit për ta blerë”.

Por, këtë herë, lajmi pozitiv për mbrojtësin shkodran ka ardhur nga eskperti i merkatos në Itali, Xhanluka di Marcio. Sipas tij, drejtuesit napoletanë synojnë të blindojnë mbrojtësin kuqezi me një kontratë afatgjatë. “Napoli dhe merkato, dy fjalë që rimojnë te klubi napoletan. Ndonëse jemi vetëm në fillim të muajit qershor, klubi i drejtuar nga De Laurentis është shumë aktiv në merkato, si përsa i përket përforcimeve të reja, ashtu edhe për të mbajtur dhe siguruar disa prej yjeve të ekipit. i tillë është edhe futbollisti 22-vjeçar, Elseid Hysaj. Ky i fundit po impresionon botën e futbollit me paraqitjet në Europian me Shqipërinë, ndaj dhe Napoli dëshiron ta mbajë, duke e blinduar me një rinovim të rëndësishëm kontrate”, citohet në portalin e Xhanluka Di Marcio”.

Rroga – Kontrata aktuale e futbollistit skadon në vitin 2020 dhe ka ende kohë, por problemi është te paga. Pra, që ajo t’I rishikohet, duhet që të rinovohet kontrata dhe për këtë arsye, pritet që Hysaj të blindohet deri në vitin 2022. Një rinovim tepër i rëndësishëm ky, i cili do të vendoste të ardhmen e shkodranit si prioritet për të vijuar aventurën e tij me axurrët. Sa i përket pagës së futbollistit, Hysaj pritet që të përfitojë të paktën 1,5 mln euro në sezonet në vijim. “Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë se, megjithatë, kjo rrogë s’do të nisë menjëherë, por do të rritet në sajë të viteve. Praktikisht, duke nisur nga sezoni tjetër Hysaj do të përfitojë rreth 1 mln euro dhe, më pas, ajo do të shkojë 1,5 milionë euro.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here