Napoli beson te “mrekullia”, Reali i beson sulmit perfekt

0

NAPOLI/ I karikuar si asnjëherë tjetër, Mauricio Sarri ka për të gjithë në vigjilje të ndeshjes Napoli – Real Madrid. Duke e nisur nga presidenti De Laurentis dhe më pas te kundërshtari i sotëm. “Jemi të bashkuar në këtë moment. Me De Laurentisin kemi folur për gjysmë ore, por nga këto 28 minuta kanë qenë për kinemanë. Shpresoj që të bëjë një film dhe të mos inatoset për futbollin. Madje as për ndeshjen e Romës nuk kemi folur fare. Jemi të dy në një mendje për gjithçka”.

AMBIENTI — Fjalë që peshojnë, por që më pas i lënë hapësirën atyre tipike të vigjiljes. Një vigjilje, sigurisht, e ndryshme nga të tjerat. “Kampionët e botës dhe të Evropës janë ata, janë skuadra më e fortë dhe është normale që turin ta kalojnë ata – thotë Sarri për t’i futur në presion kundërshtarët. – Ne kemi tifozerinë kampione bote dhe nesër në mbrëmje do e shohë e gjithë Evropa. Ata shënojnë 46 gola rresht, për ne duket një ndeshje e pamundur, por mund të bëhet edhe për Realin. Ndoshta do t’i inatosim. Sido që të jetë do të jetë një festë. Shpresa është që për ne këto ndeshje të bëhen një gjë normale, siç është për ta”.

ALL IN – Falë njeriut të 12-të të quajtur “San Paolo” të ëndërrosh nuk është e ndaluar. “Kur një skuadër është e fortë si Reali nuk ka shumë gjë për të bërë. Është një ndeshje e vështirë për kualitet teknike dhe fizike të tyre. Problemi kryesor mbetet në mbrojtje, pasi ata ndryshojnë shpesh mënyrën e sulmit. Ndoshta kemi 3% të shanseve, por duhet të provojmë, ndoshta duke nisur t’i bëjmë presion mbrojtësve të Realit me sulmuesit tanë. Duhet të shfrytëzojmë më së miri mundësitë që do të kemi pa u shthurur por duke qëndruar të kthjellët. Duhet të evitojmë të humbasim ndonjë top më shumë përpara mbrojtjes edhe pse ne rrezikojmë”.

 

 

REAL MADRID/ 46 gola radhazi, frika vjen nga BBC

 

Në Napoli që sot duhet të kërkojë arritjen ndaj Madridit, i ofrohen dy detaje numerike që duhet të konsiderojë. Njëra pozitive, që ndjell shpresë dhe një tjetër, negative. Le ta nisim me të dytën.

SHËNOJNË GJITHMONË – Nëse përplaseni me një skuadër që ka fituar 11 herë Kupën e Kampionëve, dy herë vetëm në tre edicionet e fundit, atëherë sigurisht që kjo nuk ndihmon aspak. Aq më tepër kur kupton më pas se skuadra e Zidanit ka shënuar në të gjitha ndeshjet e luajtura këtë sezon dhe në fund të sezonit të shkuar, duke arritur në 46 gola radhazi. Një rekord edhe në Spanjë, teksa Barça është ndalur te kuota e 44 golave radhazi. Në vitin 1920, Sociedadi arriti të shënonte 61 gola radhazi, por ishte tjetër botë.   Herën e fundit që Madridi nuk ka shënuar gol ka qenë pikërisht 26 prilli i 2016-s, kur ndeshja gjysmëfinale Champions në “City Stadium” përfundoi 0-0 mes ‘los blancos’ dhe Mançester Sitit. Dhe e parafundit ishte përsëri në Champions, kur u mund 2-0 nga Volfsburgu. Por pas prillit të shkuar, asnjë shans për të mbyllur ndeshje pa gola.

4 NË 6 – Ndërsa këtu ka disa lajme pozitive për Napolin. Në historinë e madhe evropiane “casa blanca” në 4 herë nga 6 është eliminuar pikërisht kur ka fituar ndeshjen e parë 3-1 në shtëpi. Pra, thuajse 67% të rasteve. Sigurisht që referimi është me formulën aktuale të kompeticionit, që i atribuohet golave në transfertë. Në 1971 Madridi u eliminua nga PSV-ja, në 1978 nga Grashopersi, në 1982 nga Kaizerslauterni. Në të njëjtin vit kaloi ndaj skuadrës së Ujpesht Dosca, në 1993-shin mbeti jashtë me PSG-në dhe 10 vite më vonë me Mançester Junajtid. Tashmë e ka radhën Napoli të tentojë t’a çojë në 5 nga 7 eleminimet e Realit pas rezultatit 3-1 të “Bernabeu”-t, edhe pse përballë një skuadre me BBC-në të kompletuar. Edhe pse mediat spanjolle janë ndarë në këtë aspekt, duke mos dashur që të “tre tenorët” të luajnë bashkë sonte.

Viti 2015, humbja e fundit në Itali

Reali i Madridit ka humbur vetëm një herë në Itali së fundmi dhe kjo ka ndodhur në vitin 2015, ora dy vite më parë, kur të bardhët kanë luajtur në “Juventus Stadium” të Torinos, në ndeshjen e tyre ndaj Juventusit. Një ndeshje në të cilën bardhezinjtë e drejtuar nga Maks Alegri arritën që të fitonin 2-1 pikërisht në vitin në të cilin Juventusi doli në finalen Champions me Barcelonën. Tashmë, Reali rikthehet në Itali, por për të luajtur ndaj Napolit, në “San Paolo”.

FORMACIONET E MUNDSHME

Napoli (4-3-3): Reina – Hysaj, Albiol, Kulibali, Goulam – Rog, Diauara, Hamsik – Kajehon, Mertens, Insinje

Real Madrid (4-3-3): Navas – Karvahal, Ramos, Pepe, Marselo – Modric, Kasemiro, Kros – Bejl, Benzema, Ronaldo

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image